Flamurtari fitoi në shtëpi, ish-gjyqtari akuzon: Ndeshjet janë të blera

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 10, 2017 | 14:03

Flamurtari fitoi në shtëpi, ish-gjyqtari akuzon: Ndeshjet janë të blera

Skuadra e femrave e basketbollit të Flamurtarit, fitoi dje kundër ekipit të Goga Basket. Takimi përfundoi me rezultatin 70-58, por ish-gjyqtari i basketbollit, ishte në pallatin e sportit, për të ndjekur takimin, por në një reagim në Facebook, akuzon se e gjithë ndeshja ishte e paracaktuar. Ja reagimi i tij i plotë.

albi greva

Dje isha në Vlorë për të shoqëruar tim atë se kish dëshirë ta ndiqte ndeshjen Flamurtari-Gogabasket dhe bëra gabimin që vajta ta ndjek dhe unë duke e ditur që është një ndeshje e “paguar” për ta fituar Vlora, si çdo një nga ndeshjet e 11 viteve të fundit. Një fakt që edhe një spektator qoftë dhe vlonjat, lehtësisht e kupton. E dinë të gjithë ata/ato që luajnë basketboll, e dinë të gjithë ata/ato që e ndjekin, e di dhe federata që bën sikur nuk shef. Një shfaqe e neveritshme. Do lutesha shumë që kjo gjë të ish faji i cilësisë së gjykimit (që federata ska këllqe ta kontrollojë) por jo lejohej që të drejtën e fitores së merituar t’ja hiqje një skuadre e tja jepje një tjetre….por është shumë më.e thellë…….dhe vazhdon pangopësisht për 11 vjet….dhe çfarë…..për asgjë….ça fitojnë kur fitojnë padrejtësisht…. kur të gjithë e dimë sesi “gatuhet”….është një çmënduri… Fotot këtu më poshtë tregojnë vetëm fillimin ngaqë nuk munda ti bëj vetë……..sepse 2 persona të panjohur mu afruan para fillimit të ndeshjes dhe më kërcënuan që mos përdorja asgjë për të regjistruar. Por nga videot e bera nga një nga spektatorët, po postoj dy foto (ndërkohë kemi videon e plotë e marrë nga një kënd tjetër).

denoncimibasket

Në lidhje me kërcënimin: 1) së pari më vjen mirë që ka arbitra që kanë frikë nga video-demostrimi sepse dhe mund të mos kishin fare, ngaqë i është bë “shollë”. 2) së dyti është evidente që dëshira e arbitrave për të mos pasur fakte kalon tek kërcënuesit (që në kërcënimin e dytë ishin të paskrupujt dhe e bënë kërcënimin publik në mes të njerëzve) përmes skuadrës vëndase: apo mos e kam gabim e do mendonte kush se janë miq të arbitrave ?!. 3) së treti a më thotë dot kush se federata që përdor pare edhe të taksapaguesve, nuk kupton gjë se çndodh në fushë apo nuk besojnë që pagesa e majme që ju jepet si shpërblim arbitrave dhe vëzhguesve nga federata nuk është e mjaftueshme për të thënë e shkruar të vërtetën? Është shumë evidente që nuk duan basketboll. Siç është evidente që zhdëpen e zhdëpen në çdo takim të përfaqësueses kombëtare dhe asgjë sndodh.

denoncimi basket

Trajner i kombëtares është “guzhinieri” i skuadrës së vlorës. Është e mahnitshme indiferenca dhe injoranca. Është ul këmbëkryq dhe për më shumë as klubet e këtij kampionati as shteti askush (spo them feseratë se janë të zhytur kokë e këmbë) nuk bën asgjë. Në këtë foton këtu më poshtë të nxjerrë nga videot që kemi është arbitri Cici në hyrjen për në rrethin e qëndrës. Dhe në foton ngjitur është hedhja e topit vertikalisht lart (duhet të ishte në pikën e qëndrës së rrethit duke i dhënë mundësi të barabarta të dy lojtareve që kërcejnë). Gjykojeni vetë si qëndron barazia….. Ky është vetëm filimi i “gatimit” për të cilin flas. Arbitri tjetër që ka për detyrë të kthejë hedhjen e topit kur hidhet gabim ishte në gjum letargjik gjith lojën kur GogaBasket ishte në sulm dhe tepër vigjilent shpeshherë dhe shpikës në situata loje…..një.maskaradë….do thoni ju se mos është hera e parë…..se mos vetëm këtë ekip….ja e di fshi apo abf se ata paguhen për të bërë këtë organizim që quhet kampionat…….në fund, po aq të trishtë e bëri gjithë këtë shpifurii biseda me një qytetar të mirë vlonjat ndërsa zbrisja shkallët në dalje: “unë jam vlonjat dhe dua të fitojë vlora por jo kështu në mënyrë të padrejtë. Përgëzime për ekipin!” – më tha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"