Flamurtari, firmosin edhe Zeqiri, Veliu e Abilaliaj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 28, 2013 | 12:34

Flamurtari, firmosin edhe Zeqiri, Veliu e Abilaliaj

Honved-Flamurtari 2-0, Veliu dylufton me sulmuesin hungarezKa vazhduar dje, në ditën e dytë, nënshkrimi i kontratave në klubin e futbollit Flamurtari. Kapiteni Franc Veliu dhe mesfushori Hair Zeqiri kanë firmosur dje një kontratë njëvjeçare me klubin kuqezi, duke u rikonfirmuar edhe për një sezon tjetër. Gjithçka konfirmohet për gazetën nga drejtori sportiv i klubit, Ardi Behari. Kontratë njëvjeçare ka firmosur edhe Halim Begaj me Arbër Abilaliajn. Ndryshe nga lojtarët, të cilët janë baza e ekipit, që firmosën për një sezon, lojtarët e rinj që vijnë nga ekipet e moshave të Flamurtarit kanë firmosur një kontratë afatgjatë, 3-4 sezone, duke qenë në planet e klubit për të ardhmen. Me firmat e djeshme, është zyrtarizuar kështu edhe grupi i futbollistëve. Futbollistët që firmosën dje janë: Franc Veliu, Hair Zeqiri, Dejvi Bregu, Ardi Qejvani, Lorenc Shehaj, Alvaro Bishaj, Arbër Abilaliaj, Halim Begaj, Ergys Kuqi dhe Varjon Xhani.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"