Flamurtari është gati për rifillimin, mund Bylisin në testin e fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 21, 2017 | 17:45

Flamurtari është gati për rifillimin, mund Bylisin në testin e fundit

Skuadra e Flamurtarit duket se është gati për rifillimin e kampionatit, ku do të ketë një duel delikat që në javën e parë ndaj Skënderbeut pretendent. Ekipi i drejtuar nga Gentjan Mezani sot ka dhuruar një provë të mirë në miqësoren ndaj Bylisit, të fituar me shifrat 4-2.

flamurtari shehaj zeiqir japonezi

Vlonjatët u shfaqën me rreshtimin e tyre të zakonshëm 4-3-3 me të cilën mbyllën pjesën e parë të sezonit, ku binte në sy kthimi i Halilajt mes titullarëve.

Dy gola të Zeiqirit, një i Shehajt dhe një i Bushiç treguan se vlonjatët vazhdojnë të kenë një nga skuadrat më të forta në fazën ofensive në këtë sezon, ndërsa kanë ende punë për të bërë në prapavijë pasi Çukuka i Bylisit arriti të dërgonte dy herë topin në rrjetë.

berisha bushic shkodra

Formacioni titullar i Flamurtarit: Halilaj, Jakovljeviç, Kuqi, Veliu, Rniç, Zeqiri, Telushi, Shehaj, Fazliu, Bushiç, Galiç.

U aktivizuan: Frashëri, Linuma, Hyseni, Llambo, Ruci.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"