Flamurtari e “bllokon”, mesfushori: Dua të shkoj te Luftëtari!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 20, 2018 | 19:34

Flamurtari e “bllokon”, mesfushori: Dua të shkoj te Luftëtari!

Flamurtari “bllokon” mesfushorin Alesio Hyseni për të vijuar karrierën te Luftëtari. Nuk dihen shkaqet, por gjasat janë që lojtarit të mos i jepet leja e kalimit për të shkuar te gjirokastritët. Luftëtari e donte lojtarin të lirë, jo në formë huazimi.

Hyseni

“E gjithë kjo bëhet për shkak të aktivizimit. Për të patur më shumë minuta, dua të shkoj te Luftëtari. Në Vlorë ndihem shumë mirë, por thjesht më duhet që të kem më shumë minuta”, – ka deklaruar Hyseni për “Panorama Sport”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"