Flamurtari, akord me Peter Trap. Levi zbarkon në Vlorë, gati të tjerë të huaj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 4, 2015 | 10:27

Flamurtari, akord me Peter Trap. Levi zbarkon në Vlorë, gati të tjerë të huaj

trapNjë mesfushor çek pritet të firmosë te Flamurtari. Burime të besueshme pranë trajnerit Stanislav Levi treguan dje për “Panorama Sport” se klubi vlonjat ka arritur marrëveshjen me mesfushorin Peter Trap.

Bëhet fjalë për një 29-vjeçar, që në të kaluarën ka qenë pjesë edhe e Kombëtares çeke, madje është aktivizuar në dy ndeshje gjatë vitit 2011. Trap luan si mesfushor shkatërrues, por mund të përshtatet edhe si qendërmbrojtës. Së fundmi, ai është aktivizuar në Liban me klubin Salam Zgharta.

Trap ka një CV të pasur, teksa ka luajtur për skuadra të njohura në Çeki si Slavia e Pragës dhe Viktoria Plzen. Te kjo e fundit është drejtuar në vitet 2006-2008 nga trajneri Levi dhe tani do të bashkëpunojë sërish, por në klubin shqiptar të Flamurtarit. Në ditët e ardhshme, Trap do të zyrtarizojë kontratën me kuqezinjtë.

Levi

Stanislav Levi “zbarkon” në Vlorë. Çeku i pankinës së Flamurtarit ka mbërritur në qytetin bregdetar, ku ka nisur diskutimet parimisht me drejtuesit e klubit. Në mungesë të administratorit Sinan Idrizi, i cili ndodhet në Turqi për arsye pune, tekniku ka diskutuar me krerët e tjerë të kuqezinjve. Ndërkaq, në ditët në vazhdim, pritet të ketë një takim mes administratorit Idrizi dhe trajnerit, për të diskutuar rreth merkatos dhe ndërtimit të Flamurtarit për sezonin e ri. Mësohet se përveç çekut Trap, trajneri do të sjellë edhe dy futbollistë të huaj që njihen mjaft mirë nga ai. Mësohet se nga të dyja palët është rënë dakord, ndërsa me afrimin e tyre klubi plotëson dëshirën e trajnerit çek.

Të tjerët

Levi këmbëngul të ketë në ekip për edicionin e ardhshëm Gledi Micin. Burime pranë klubit vlonjat bëjnë të ditur se numri një i pankinës vlonjate po bën të pamundurën për ta rikthyer mbrojtësin te Flamurtari. Levi e ka ndjekur Micin edhe të enjten, kur luajti me Kukësin përballë Torpedo Zhodino për Ligën e Europës. Gjithashtu, Levi ka vëzhguar për 65 minuta në “Qemal Stafa” (pasi nuk ka qëndruar deri në fund), edhe paraqitjen e Malotës dhe Pejiçit. Burime pranë trajnerit bëjnë të ditur se ai i ka vlerë- suar si mesatarë lojtarët e vëzhguar, por gjithsesi elementë të domosdoshëm për Flamurtarin e tij. Ndërkohë që orët e fundit është rikthyer sërish në Vlorë vëmendja te kroati Marko Radas. Çeku i pankinës vlonjate u ka kërkuar drejtuesve të Flamurtarit të bëjnë përpjekje për të afruar mbrojtësin kroat te Skënderbeu.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"