“Flakë” në Korçë dhe Shkodër, java e dytë e Superiores kulmon me dy supersfida

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2021 | 8:40

“Flakë” në Korçë dhe Shkodër, java e dytë e Superiores kulmon me dy supersfida

Janë planifikuar të zhvillohen ditën e sotme dy supersfidat e vlefshme për javën e dytë të Kategorisë Superiore. Spektakël duket i garnatuar në “aksin” Korçë-Shkodër.

Vllaznia-Teuta tifozet

Në orën 16:45, në qytetin e Korçës, do të përballen Skënderbeu dhe Partizani, një takim tepër interesant, që i ka dhënë tonusin futbollit shqiptar sezonet e fundit. Bardhekuqtë e Migen Memellit dhe “demat” e Ilir Dajës, do të kërkojnë pikët e para në këtë kampionat, pas disfatave në javën e parë.

java

Ndërkohë që mbrëmja e sotme do të kulmojë me duelin Vllaznia-Teuta, që do të luhet në orën 19:45 në “Loro Boriçi”. Pas triumfit në javën e parë, të dy ekipet do të kërkojnë të vijojnë ecurinë e rezultateve pozitive. Vlen të theksohet fakti se shkodranët dhe durrsakët, në sezonin e kaluar, luftuan deri në ndeshjen e fundit për titullin kampion, që u fitua nga Teuta e Edi Martinit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"