Fjalimi që përloti të pranishmit në “lamtumirën” e Astorit: Shumë mbretër kanë pasur emrin tënd…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 8, 2018 | 23:07

Fjalimi që përloti të pranishmit në “lamtumirën” e Astorit: Shumë mbretër kanë pasur emrin tënd…

Ditën e sotme është përcjellë për në banesën e fundit Davide Astori. Në ceremoni kanë marrë pjesë edhe shumë figura të njohura të sportit, përveç familjarëve, tifozëve dhe lojtarëve të Fiorentinës.

gh

Një fjalim mjaft emocionues ka mbajtur ish-bashklojtari i tij te Fiorentina, Milan Badelj, i cili u shpreh: “Do të flas shkurt, siç do të pëlqente ty. David në gjuhën ebraike do të thotë “i çmendur”. Shumë mbretër kanë pasur emrin tënd. Davide, ti ishe i thjeshtë! Me vështrimin tënd hyje brenda personave. Ishe ai që edhe pse nuk i njihje të gjitha gjuhët, arrije të flisje me të gjithë. Ke folur gjithmonë me zemër dhe na ke mbajtur të bashkuar. Kishe dhuntinë e gjuhës universale të zemrës.

Prindërit e tu duhet të dinë se nuk kanë gabuar asgjë me ty. Je biri dhe vëllai që gjithkush do të donte të kishte. Je shoku më i mirë, që gjithkush do të donte të kishte. Ti je futbolli, ai i  pastër i fëmijëve. Të gjithë ne kemi për detyrë të tregojmë kush ishte Davide”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"