“Fjalëkryqi” për çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë, ja cilat skuadra luajnë sot

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 13, 2020 | 9:48

“Fjalëkryqi” për çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë, ja cilat skuadra luajnë sot

Vllaznia-Elbasani është ndeshja e shtatë e raundit të 1/8-ave të Kupës së Shqipërisë. Shkodranët dhe verdheblutë do të zbresin sot në fushën e “Loro Boriçit” në orën 13:30.
124968603_3484339328309735_5471330376296090376_n
Kuqeblutë e drejtuar nga Tomas Brdariç e kanë nisur sezonin mjaft mirë duke fituar dy ndeshjet e para në kampionat ndaj Apolonisë dhe Skënderbeut, të dyja me rezultatin 2-0 dhe kryesojnë kampionatin. Nga ana tjetër, Elbasani ka zhgënjyer shumë në dy takimet e para të Kategorisë së Parë duke u humbur të dyja ndeshjet me Egnatian dhe Tomorin, madje duke pësuar 7 gola dhe nuk ka shënuar asgjë.

Shkodranët nisen favoritë në këtë takim.

Në raundin e çerekfinaleve të Kupës së Shqipërisë janë kualifikuar Partizani, Kukësi, Skënderbeu, Teuta, Dinamo dhe Korabi.

Ndeshja e fundit e fazës së 1/8-ave të Kupës së Shqipërisë është Laçi-Egnatia, e cila do të zhvillohet ditën e nesërme.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"