Fjala “Sarrizmo” në enciklopedinë italiane, vjen prej…Sarrit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 13, 2018 | 20:00

Fjala “Sarrizmo” në enciklopedinë italiane, vjen prej…Sarrit

Stili i futbollit të trajnerit aktual të Çelsit, Mauricio Sarri ka mahnitur gjithë Italinë por edhe me gjerë. Fjala “Sarrizmo” është futur tashmë në enciklopedinë italiane të shkencës, letrave dhe artit, e njohur ndryshe si “Treccani”

sarri_1536857966-3908234

Termi gjendet në sektorin e neologjizmave. Ndjekësit e Napolit kishin përdorur shpesh këtë term gjatë kohës kur ai ishte në drejtimin e napoletanëve. Gazeta “L’Equipe” e quan këtë stil tiki-taka vertikale, ose e thënë ndryshe një evolucion i stilit të Pep Guardiolës. Shtypi anglez nga ana tjetër po përpiqet ta quajë “Sarriball”, por termi italian gjen përdorim më të gjerë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"