Fizioterapi dhe ushtrime në pishinë, Shqipëria zhvillon stërvitjen e parë për Francën. Reja e ndan skuadrën në 2 grupe

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 15, 2019 | 13:08

Fizioterapi dhe ushtrime në pishinë, Shqipëria zhvillon stërvitjen e parë për Francën. Reja e ndan skuadrën në 2 grupe

Shqipëria do të tentojë të lërë pas krahëve barazimin zhgënjyes ndaj Andorrës, teksa zbriti në fushë në orën 11:00 për të zhvilluar seancën e parë stërvitore për ndeshjen ndaj Francës, që do të zhvillohet të dielën në stadiumin e ri Kombëtar. 

Kombetarja-stervitje-nentor

Trajneri Reja e ndau grupin në dy pjesë, teksa lojtarët titullarë së bashku me Hysajn, që ishte zëvendësues në pjesën e dytë që zhvilluan fizioterapi, por dhe ushtrime në pishinë për të rikuperuar sa më shpejt formën e tyre fizike, pas ngarkesës që patën në mbrëmjen e djeshme.

tabela

Ndërkohë pjesa tjetër e lojtarëve ishin të pranishëm në fushë nën urdhrat e trajnerit italian, që u përpoq të ngrinte dhe disi moralin pas rezultatit zhgënjyes. Seanca si zakonisht nisi me një përgatitje të lehtë fizike për t’i lënë më pas radhën ushtrimeve të ndryshme me top. Kuqezinjtë do t’i japin fund përgatitjeve ditën e nesërme, për t’u përballur më pas me kampionët në fuqi të botës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"