“Fiziku të ndihmon të fitosh Ligën e Kampionëve”, Vidal: Ja nga kush u frymëzova për kreshtën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 18, 2019 | 13:58

“Fiziku të ndihmon të fitosh Ligën e Kampionëve”, Vidal: Ja nga kush u frymëzova për kreshtën

Arturo Vidal ka hyrë në sezonin e dytë me Bracelonën, teksa shpreson se këtë vit do t’ia dalë të fitojë Ligën e Kampionëve me katalanasit.arturo-vidal-fc-barcelona-1539330070-18205

Kiliani tregoi një formë shumë të mirë në ndeshjen e Champions-it kundër Interit, ku ndryshoi gjithë lojën e Barçës në pjesën e dytë.

Së fundmi lojtari ka dhënë një intervistë ku tregon për modelin e tij të flokëve, dhe objektivin e tij: “Kreshtën unë e bëra pas Kupës së Botës U-20 në vitin 2007. Mbaj mend një lojtar gjerman i cili kishte kreshtë (Kristian Ziege), i cili më pëlqeu në Kupën e Botës 2002. Ai ishte shumë agresiv dhe ngjallte frikë tek të tjerët, diçka e ngjashme me mua dhe unë krijova një karakter.”, theksoi mesfushori.

Përveç kreshtës së njohur Vidal foli edhe për tatuazhet e tij. Ai ka me dhjetëra në trup, dhe shpreson që një tjetër ta bëjë në fund të sezonit: “Unë fillova me tatuazhet në Itali dhe tani kam më shumë se 30. Por kam lënë një vend bosh tek barku, për Ligën e Kampionëve.”

vidal

Kupa me veshë të mëdhenj është një nga objektivat e mesfushorit, të cilën shpreson ta fitojë këtë sezon me Barçën.

“Objektivi im është fitimi i Ligës së Kampionëve. Besoj se këtë vit do t’ia dal, sepse unë jam në ekipin më të mirë në botë dhe jam më i fortë fizikisht për të fituar tituj. Talenti të bën të fitosh kampionatin, ndërsa fiziku ju ndihmon të fitoni Ligën e Kampionëve.”, përfundoi kiliani.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"