Fituesja e “Miss Univers 2017” ngacmon Çanin, sulmuesi i Partizanit i përgjigjet me të njëjtën monedhë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2017 | 22:24

Fituesja e “Miss Univers 2017” ngacmon Çanin, sulmuesi i Partizanit i përgjigjet me të njëjtën monedhë

Një moment i veçantë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në emisionin “Procesi Sportiv” ku ka qenë i ftuar edhe sulmuesi i Partizanit, Edgar Çani.

cani

Ai ka folur gjerësisht për ndeshjen kundër Kukësit dhe lojën e Partizanit gjatë atyre minutave sfidë, por gjatë bisedës futbollisti u ndesh edhe me një ngacmim të bukuroshes së këtij emisioni, Blerta Lekës.

image149926552819467698_1691033004270555_5831103555456607219_o

Fituesja e Miss-Universe iu drejtua shtatlartit të të kuqve: “Ti nuk më dukesh se je vetëm për futbollist. Me fizioniminë që ke mendoj se je për aktor”, i tha ajo duke qeshur, ndërsa sulmuesi i Partizanit u vu disi në siklet, por nuk e la pa përgjigje Blertën.

21850218_755568401318095_1909851321_n

Çani ia ka kthyer gati me të njëjtën monedhë: “Duke qenë se jam sulmues, dua të eci vetëm para. Ndaj unë jam më shumë për aksion”, përfundoi ai duke qeshur./Panorama Plus/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"