Fituan titullin ditën e djeshme, Bajerni nis merkaton dhe rrëmben talentin e PSG-së

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 17, 2020 | 17:17

Fituan titullin ditën e djeshme, Bajerni nis merkaton dhe rrëmben talentin e PSG-së

Bajerni i Mynihut ka siguruar shërbimet e talentit francez Tangui Kouasi. 18-vjeçarit që luan për Parisin në Francë i ka skaduar kontrata dhe do të transferohet në fund të sezonit me kosto 0 në Mynih.PSG-Mock-Haaland-Champions-League-2020 (1)

Këtë e konfirmoi dje “Bild Sport”. Kouasi luan si qendërmbrojtës, por edhe si mesfushor. Bajerni arriti të fitonte konkurrencën me klube si Real Madrid, Mançester Junajtid dhe Çelsi për talentin francez.tanguy-kouassi-5ea20a598632b

Hasan Salihamixhiç u shpreh se Bajerni ka më shumë se 1 vit që e ndjek talentin 18-vjeçar, i cili në vitin e kaluar shkëlqeu me kombëtaren e moshave të Francës në Europianin e U-17 që u zhvillua në Dublin të Irlandës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"