Fituan supersfidën ndaj Lajpcigut, Myler karikon skuadrën: Tani të mundim Barcelonën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 13, 2021 | 11:41

Fituan supersfidën ndaj Lajpcigut, Myler karikon skuadrën: Tani të mundim Barcelonën

“Një fitore 4-1 ndaj një kundërshtari direkt është gjithmonë diçka që të mbush me pozitivitet”, tha Tomas Myler pas ndeshjes së të shtunës. Mesfushori i Bajernit tha se ky triumf erdhi në kohën e duhur.

MYLER

“Nuk mendoja se skuadra do të ishte kaq në formë pas ndeshjeve me kombëtaren. Të gjithë e dimë se sa e vështirë është pas një periudhe të tillë. Gjithsesi treguam se kemi gjunjë të fortë dhe që mund të përballojmë më shumë.

Tani kemi Barçën, një ndeshje që duhet fituar edhe pse nuk do të jetë e njëjtë me këtë të fundit. Kundërshtari nuk ka nevojë për prezantim.

Ta ulim kokën dhe të punojmë për të përgatitur sa më mirë këtë sfidë shumë të rëndësishme në Europë”, pohoi mesfushori i kampionëve të Gjermanisë pas sfidës në Lajpcig.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"