Fituan Superioren por askush nuk e di të ardhmen, pasiguri për planet e një prej skuadrave që u ngjit në elitë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 16, 2022 | 21:24

Fituan Superioren por askush nuk e di të ardhmen, pasiguri për planet e një prej skuadrave që u ngjit në elitë

Erzeni arriti që të kthehet në Kategorinë Superiore pas një mungese 19-vjeçare dhe pa dyshim kjo ishte një arritje e madhe për skuadrën shijakase. Gëzimi i suksesit ishte madh, por prej kohësh kjo arritje po mbështillet me shumë pikëpyetje dhe tymnaja për të ardhmen e skuadrës në Superiore.

Erzeni

Që nga mbyllja e sezonit të shkuar në Kategorinë e parë dhe deri më sot, ku ka kaluar gjysma e muajt qershor, nuk ka asnjë informacion nga kampi shijakas. Kjo heshtje dhe pasiguri ka bërë që të rrisë nivelin e shqetësimit te tifozëria shijakase, e cila e kishte pritur me padurim kthimin e skuadrës së saj në Superiore. Madje shqetësimin e tyre tifozët shijakas po e shfaqin në rrjetet sociale, ku u bëjnë kërkesë drejtuesve të pushtetit vendor, si dhe drejtuesve të klubit që të dalin dhe të informojnë qytetarët shijakas se çfarë po ndodh me Erzenin, i cili ka mbetur pa busull.

Askush nuk e di se sa do të zgjasin pushimet verore të skuadrës dhe cili do të jetë plani për të debutuar në Superiore, ku pa dyshim duhen afrime cilësore për të mos mbetur kalimtarë në elitë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"