Fituan ndaj Tomorit, flet Magani: E merituam, por nuk ka mbaruar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 19, 2021 | 15:50

Fituan ndaj Tomorit, flet Magani: E merituam, por nuk ka mbaruar

Gugash Magani e quan të merituar fitoren, ndonëse qartëson se asgjë s’ka përfunduar. Trajneri i Egnatias pas ndeshjes tha:

maganiiii

“Jam shumë i kënaqur nga kjo fitore që arritëm sot (dje). Ky sukses është meritë e të gjithëve pa diskutim. Ne fituam me një rezultat të merituar, por asgjë nuk ka përfunduar. Ishin përballë dy skuadra pretendente e normalisht që do kishte presion. Gjithkush lufton për synimet e veta.

Të gjithë lojtarët zbatuan me përpikëri detyrat e dhëna në çdo repart. Prisja të fitonim, pasi e përgatitëm me mjaft kujdes këtë përballje. Nuk do të ndalemi deri në javën e fundit të kampionatit. Falënderoj tifozët që na e bënë më të lehtë gjithçka”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"