Fituan ndaj Partizanit pas afro 6 vitesh, Tirana e masakruar pas derbit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 14, 2019 | 11:12

Fituan ndaj Partizanit pas afro 6 vitesh, Tirana e masakruar pas derbit

Tirana fiton, por del e masakruar pas derbit. Veç Edon Hasanit që lëvizte me fiksuese në këmbë dhe që do të mungojë deri në fund të 2019-ës së bashku me Dungën, në sfidën me Flamurtarin do të ketë disa mungesa të tjera.79418236_2447461582176616_5372346669536903168_o

Kështu, do të mungojnë edhe tre lojtarë të tjerë për shkak kartonësh. Humb Flamurtarin Uinful Kobina, pasi ndëshkohet me karton të kuq.

Do të mungojnë me Flamurtarin, sepse morën kartonin e katërt të verdhë Jurgen Çelhaka dhe Majkëll Ngo, të cilët plotësojnë numrin që i pezullon për sfidën e ardhshme.

Në skuadër kthehet Tefik Osmani i dëmtuar dhe Elton Kale. Njëri i dëmtuar dhe tjetri i pezulluar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"