Fituan ndaj Orikut, flet trajneri i Burrelit: Luajmë gjithnjë nën presion, duhet ta kishim…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 29, 2021 | 12:53

Fituan ndaj Orikut, flet trajneri i Burrelit: Luajmë gjithnjë nën presion, duhet ta kishim…

Samuel Nikaj mendon se skuadra është në presion të vazhdueshëm psikologjik, po kjo nuk po e pengon që të garojë për kreun. Gjatë deklaratës së dhënë pas ndeshjes, trajneri i Burrelit u shpreh:

Nikaj

“Me ardhjen time këtu, kishim për qëllim të ndërtonim një ekip që të na bëjë të ëndërrojmë Superioren. Deri tani jemi brenda objektivave. Ne kemi punuar maksimalisht që çdo lojtar të besojë se mund t’ia dalim. Problemi kryesor yni është psikologjik, sepse pesha që i kemi vendosur vetes është e madhe.

Kjo na ka bërë që të luajmë të ngarkuar. Nëse do ishte ndeshje pa trysni, do ta kishim mbyllur 4-0. Por, duke mos dashur që të mos gabojmë, shkoi kështu”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"