Fituan ndaj Lushnjes, flet trajneri i Apolonisë: E merituam, më bindi edhe sulmi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 20, 2021 | 12:12

Fituan ndaj Lushnjes, flet trajneri i Apolonisë: E merituam, më bindi edhe sulmi

Juri Kanarsa u kënaqet pikëve. Gjatë një deklarate të dhënë për “Panorama Sport”, trajneri vlerësoi reagimin e lojtarëve dhe mbi të gjitha ofensivës. E megjithatë, kritika ka ende. Skuadra prodhoi me bollëk, ndaj priste më shumë se tre gola.

Juriy KANARSA

“Morëm një fitore të pastër. Shënuam në çdo pjesë dhe nuk pësuam, ndaj e quaj më shumë se të merituar këtë rezultat përballë Lushnjës. I gëzohem fitores dhe pikëve, por pres më shumë efikasitet para portës. Kishim raste të konsiderueshme për shënim, por po aq shpërdoruam.

Tre gola janë mirë, por mundësia është për më shumë. Kjo fitore na jep më shumë besim dhe motivim për ndeshjen e fundit të fazës së parë, që e luajmë në transfertë me Vorën.

Kemi rritur nivelin e lojës dhe kjo më jep shpresë. Por, asgjë nuk ka mbaruar. Duhet të punojmë më shumë për të mos u ndalur dhe vijojmë me rezultatet pozitive”, përfundoi italiani i stolit të Apolonisë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"