Fituan ndaj Apolonisë, por drejtuesit e Vllaznisë nuk e pranojnë dot atë që ndodhi. Ankohen në FSHF për…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 7, 2020 | 8:23

Fituan ndaj Apolonisë, por drejtuesit e Vllaznisë nuk e pranojnë dot atë që ndodhi. Ankohen në FSHF për…

Dy pozicione jashtë loje të dhënë gabimisht në dëm të Vllaznisë, por edhe një gol i anuluar ndaj Apolonisë, kanë bërë që drejtuesit e klubit shkodran të jenë të ashpër dhe të reagojnë fuqishëm për gjykimin.

Vllaznia festa e golit

Jo vetëm për mes mediave, por klubi shkodran ka bërë një ankesë konkrete drejtuar organeve kompetente në FSHF. Nga sa bëhet e ditur nga juristi Blendi Dibra, i cili njëherësh është sekretar i klubit, i vendosur nga donatori Alban Xhaferri, Vllaznia ka bërë një ankimim në zyrat përkatëse të FSHF-së për arbitrimin, ku natyrisht pretendimet janë për vendimet e anësorit Ani Koçiaj.

Sipas Dibrës, ajo që ka shumë rëndësi është marrja e masave në mënyrë që kjo të vlejë për të ardhmen, pra që gjykime të tilla të mos përsëriten. Për fat të mirë vendimet e anësorit Koçiaj nuk ndikuan në rezultat, pasi Vllaznia shënoi dy gola.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"