Fituan minimalisht ndaj Alaveshit, Ksavi: Moment i vështirë, u gëzohemi vetëm pikëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2022 | 13:48

Fituan minimalisht ndaj Alaveshit, Ksavi: Moment i vështirë, u gëzohemi vetëm pikëve

Trajneri i Barcelonës, Ksavi Hernandez, e ka pranuar se kjo nuk ka qenë ndeshja më e mirë e sezonit. Ai ka pranuar edhe momentin e vështirë të katalanasve, veçanërisht pa humbjeve me Realin e Madridit në Superkupë dhe eliminimin nga Kupa e Mbretit kundër Bilbaos në mesjavë. Por, në fund ai u është gëzuar tri pikëve ndaj Alaveshit.

ksavi

“Situata jonë nuk është ndër më të mirat, ky është një realitet që duhet ta pranojmë. Ndaj, në këto kohë të vështira vetëm fitoret bëjnë punë, kështu që duhet të jemi të lumtur për këtë sukses, edhe pse nuk kemi luajtur mirë”, ka thënë fillimisht Ksavi. Më pas ai ka analizuar më shumë takimin, duke përmendur faktin se kjo fitore mund të ndikojë për mirë në skuadër.

“Ky sukses kundër Alaveshit do të thotë shumë për ne nëse mendojmë pozitën tonë si dhe renditjen. Sigurisht që duhet të luajmë më mirë, por tani rëndësi kanë pikët.

Kjo ka qenë një fitore kyçe. Pastaj, me sa kujtoj, vetëm Reali ka fituar në fushën e Alaveshit, ndaj kjo fitore na jep besim për të punuar më qetë në javët në vazhdim”, ka thënë Ksavi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"