Fituan me tre gola kundër Besëlidhjes, Mërgjyshi: Luajtëm mirë dhe morëm tri pikët, por…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 4, 2021 | 19:50

Fituan me tre gola kundër Besëlidhjes, Mërgjyshi: Luajtëm mirë dhe morëm tri pikët, por…

Artan Mërgjyshi u kënaqet pikëve, ndonëse pret më shumë për finalizimin. Trajneri i Korabit pas ndeshjes evidentoi se skuadra nuk mund të shpërdorojë kaq shumë.

Mergjyshi

“Luajtëm mirë, por gjatë pjesës së parë shpërdoruam. Kemi humbur shumë raste dhe nëse do shënonim, do ishim disi më të qetë në vazhdim.

Ia dolëm të fitonim dhe të merrnim tri pikët, por vend për rehati nuk ka. Misioni që kemi nuk na lejon që të bëjmë pas, ndaj duhet të shohim përpara”, u shpreh tekniku.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"