Fituan me Shahtjorin, Ançeloti e pranon: Fërshëllimat e tifozëve na ndihmuan

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 4, 2021 | 15:38

Fituan me Shahtjorin, Ançeloti e pranon: Fërshëllimat e tifozëve na ndihmuan

Trajneri i Realit, Karlo Ançeloti, e ka pranuar se skuadra e tij nuk ka zhvilluar ndeshjen më të mirë përballë Shahtjorit, megjithatë fitorja dhe pikët janë ato që vlejnë.

anceloti

“E kemi nisur mirë takimin, duke u treguar agresivë në fushë, por me kalimin e minutave kemi rënë dhe nuk kemi pasur ritmin e duhur.

Jemi munduar të kontrollojmë ndeshjen dhe ia kemi arritur në fund”, ka thënë Ançeloti. Trajneri i Realit ka komentuar edhe fërshëllimat nga ana e tifozëve, që nuk kanë qenë dakord me lojën e “Los Blancos”.

“Tifozët kanë gjithnjë të drejtë të kërkojnë më të mirën. Nuk më shqetësojnë fërshëllimat e kontestimet e tifozëve. Përkundrazi, ato na motivojnë.

Fërshëllimat na kanë bërë mirë, sepse na zgjuan nga gjumi. Tifozët me sjelljen e tyre na ndihmojnë gjithnjë”, ka thënë Ançeloti.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"