Fituan me Besëlidhjen, flet Broshka: Nuk ka qetësi, me Bylisin do tregojmë vlerat tona

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 27, 2021 | 16:49

Fituan me Besëlidhjen, flet Broshka: Nuk ka qetësi, me Bylisin do tregojmë vlerat tona

Mjaftoi një fitore që Lushnja të mblidhte veten dhe ngjitej në renditje. Tashmë janë të 9-ët në tabelë, me një golavarazh më të mirë se Apolonia e Butrinti. E megjithatë, vend për qetësi nuk ka.

LUSHNJA 1

Në fundjavë skuadra e drejtuar nga Ilir Gjyla do të udhëtojë drejt Ballshit, për t’u përballur me kryesuesit.

Qendërmbrojtësi Klajdi Broshka e ka të qartë se do të jetë malore, ndërsa për gazetën thotë: “Në një garë nuk ka qetësi, sepse e ke mendjen te pikët. Kemi ende nevojë për të rikuperuar edhe më shumë në tabelë. Fitorja me Besëlidhjen na ka dhënë siguri dhe tani po përgatitemi që ekipi të ketë rezultat edhe jashtë fushës. Bylisi ka ecuri perfekte, por do dimë të tregojmë vlerat tona. Jemi një ekip në rritje”

Alban Alushi- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"