Parisi “feston” me luftë, regjistrohen 2 viktima

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 16, 2018 | 10:06

Parisi “feston” me luftë, regjistrohen 2 viktima

Franca arriti të shpallej kampione e botës pas 20 vitesh, teksa mposhti Kroacinë në finale me rezultatin 4-2. Festimet në rrugët e Parisit nuk kanë shkuar siç duhej.

france

Disa persona kanë prishur festën në rrugët e kryeqytetit francez, teksa kanë shkaktuar trazira. Rrëmuja nisi me hedhjen e gurëve dhe sendeve të tjera të forta ndaj vitrinave të dyqaneve. Raportohet se ka pasur përleshje ku kanë mbetur të plagosur disa persona.

5

Policia ka boshatisur me gaz lotsjellës Champs-Elizenë. 30 të rinj u ndaluan nga policia pasi grabitën një dyqan shampanje dhe vere në Elize. Rreth 110 mijë policë kanë qenë të mobilizuar nga Ministria e Brendshme për të shmangur trazirat në rrugët e qyteteve franceze.

3

Ngjarjet më të rënda u regjistruan në Anesi. Një 50-vjeçar humbi jetën pasi ra në një kanal, ku gjithsesi niveli i ujit nuk ishte shumë i lart. Në Seint-Feliks një tjetër person vdiq në një aksident me makinë, ndërsa po festonte fitoren e përfaqësueses së Deshamp. Ndërkohë, dy fëmijë të moshës 3 dhe 6 vjeç janë në gjendje të rëndë, pasi u shtypën nga një motor.

2 6 4

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"