Postuar: Tetor 11, 2021 | 12:31
Fituan kundër Naftëtarit, Ilir Gjyla i pakënaqur: Shpërdorojmë raste, kemi probleme me…
Ilir Gjyla e quan rutinë këtë miqësore. Edhe pse prodhuan tre gola, trajneri i Lushnjës nuk ka mbetur i kënaqur. Ai kërkon më shumë nga ofensiva, ndërsa evidenton se kanë shpërdoruar sërish shumë.
“Ishte një ndeshje rutinë për të mbyllur javën stërvitore. Kemi probleme me mbajtjen e topit, me teprimet nga disa lojtarë. Duhet të punojmë më shumë në lojën mbrojtëse.
Jemi pak të lehtë dhe kjo jo në mbrojtje, por në lojën mbrojtëse. Edhe pse kemi shënuar tre gola, nuk jam i kënaqur me finalizimin. Vazhdojmë të humbim shumë raste.
Sulmuesi ynë, Hugo da Silva, edhe pse lëviz shumë, madje krijon vetë, vijon të humbasë raste”, tha për gazetën numri një i pankinës.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"