Fituan 6-1 ndaj Bolonjës, flet Inzagi: E kisha frikë këtë ndeshje, donim të reagonim pas humbjes me Realin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2021 | 8:57

Fituan 6-1 ndaj Bolonjës, flet Inzagi: E kisha frikë këtë ndeshje, donim të reagonim pas humbjes me Realin

Pas fitores tenistike 6-1 në stadiumin “Giuseppe Meazza” ndaj Bolonjës, të vlefshme për javën e katërt të Serisë A italiane, trajneri i Interit, Simone Inzagi ka folur pas ndeshjes në mikrofonat e “DAZN” duke treguar se kishte frikë për këtë ndeshje sepse dëshironte me çdo kusht fitoren pas humbjes në Champions kundër Realit të Madridit:

INZAGI 1

Fitorja ndaj Bolonjës – “E kisha me frikë këtë ndeshje pas humbjes ndaj Realit të Madridit, pasi duhej të reagonim. Dhe reaguam në mënyrën më të mirë të mundshme. Është normale që dëshironim të fitonim përpara tifozëve tanë. Disa herë duhet të analizosh dhe jo të shohësh rezultatin dhe unë i kam bërë komplimentet e mia skuadrës pas ndeshjes ndaj Realit të Madridit.”

Ndryshimi pas Realit të Madridit – “Që në rastin e parë ne u treguam të saktë në zhbllokimin e golave. Pastaj ndodh që të godasësh 18 herë portën ndaj Realit të Madridit dhe të mos shënosh asnjë gol.”

Dumfris – “Dumfris ka bërë një ndeshje të madhe, është duke u stërvitur mirë dhe hedhja e tij në fushë është më e shpejtë se u parashikonte. Ka dëshirë për të përmirësuar dhe është duke mësuar shumë.”

Brozoviç dhe pozicioni i tij – “Brozoviç është i pazëvendësueshëm, kjo ka një domethënie që çdo trajner në të kaluarën e ka pasur pjesë kyçe të formacionit tek Interi. Gjatë ndeshjes kam përfshirë dhe Galiardinin i cili do të jetë shumë i dobishëm për ne. Sensi mund të na ndihmojë edhe nga prapa, por me kualitetet që ka është më mirë që të jetë më i avancuar.”

Sançez – “Është java e parë që ka punuar me grupin. Është një lojtar i madh, dhje po punon vërtetë shumë. Po kërkon që të përmirësohetditë pas dite.”

Titullarët dhe rezervat – “Duhet të ndihmojnë njëri-tjetrin, luhet çdo dy ditë e gjysmë. Kam bërë rrotacion, por më pas ndodhi ai dëmtim me Korrean dhe u detyrova të vendosja në lojë Sançezin edhe pse nuk kishte minuta në këmbë sepse nuk kisha alternativa gjatë lojës. I bëra pushim dhe Xhekos, por edhe ai na ndihmoi shumë.”

Lautaro – “E njihja vetëm si kundërshtar, e dija që ishte një lojtar shumë i rëndësishëm dhe kur kisha fatin për ta takuar e kuptova rëndësinë.”, përfundoi Simone Inzagi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"