“Fituam siç e kishim parashikuar”, zv.trajneri i Laçit sheh Europën: Me këtë sukses kemi bërë një hap të sigurt

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 29, 2023 | 17:17

“Fituam siç e kishim parashikuar”, zv.trajneri i Laçit sheh Europën: Me këtë sukses kemi bërë një hap të sigurt

Klevis Hima, zëvendëstrajneri i Laçit, thekson se suksesi i sotëm ndaj Bylisit ka shuar dyshimet për vazhdimësinë e kurbinasve në Superiore dhe u ka hapur dyert atyre për kualifikimin në Ligën e Konferencës në edicionin e ardhshëm. Kurbinasit kërkojnë me çdo kusht një vend në Europë dhe përkohësisht i janë bashkuar Egnatias në pozicionin që siguron pjesëmarrjen në arenën ndërkombëtare.

hima

“Mënyra se si e organizuam dhe ndërtuam ndeshjen ishte e atillë që do pritnim momentin për t’i goditur, duke marrë parasysh që donin me çdo kusht tre pikët. Kur e kërkon kështu, dihet që do të lësh boshllëqe apo do bësh gabime mbrapa, ne tentuam dhe shënuam.

Mazrekaj nuk është në formën e tij më të mirë, për shkak të një dëmtimi, dihen cilësitë e tij. Në pjesën e dytë bëri dy asiste, njëri u shënua gol, tjetri jo. Kjo na bën të lumtur se edhe kur nuk luan Mazrekaj, Turkaj e Shkurtaj që ishin në formacion para dy ndeshjesh dhe ekipi përsëri fiton, kjo do të thotë që lojtarët e stolit futen në lojë si titullarë dhe nuk ndjejnë inferioritetin. Kjo na bën të lumtur se kemi stol të plotë dhe mund të japim maksimumin.

Shkurtaj nuk ishte me ekipin, para dy ditësh kishte problem në stërvitje dhe sot nuk udhëtoi fare me ekipin. Por është e sigurt që rikthehet këtë javë.

Këta lojtarë janë, me ardhjen e profesor Nicës, i cili dihet që në Laç sa herë ka drejtuar ka marrë rezultate të mira. Përtej eksperiencës e kampionatit që e njeh mirë, personalisht ia lë qetësisë dhe eksperiencës së profesor Stavrit.

Sot ishte një hap shumë, shumë i mirë drejt Europës. Kemi edhe 5 hapa të tjera që shpresojmë t’i kalojmë me sukses. Europa është aty afër, me këtë fitore është një hap shumë i sigurt për Europën”, tha Hima për “Oversport” në fund të sfidës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"