“Fituam por jemi ende në vështirësi”, Hallaçi shmang euforinë edhe pasi mundi Tiranën: E drejtë që drejtuesit të flasin, por skuadra…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 29, 2023 | 16:30

“Fituam por jemi ende në vështirësi”, Hallaçi shmang euforinë edhe pasi mundi Tiranën: E drejtë që drejtuesit të flasin, por skuadra…

Rraman Hallaçi, trajneri i Kukësit, është shprehur se skuadra e tij mori një fitore të merituar përballë Tiranës, por se kjo nuk duhet të shtynte ekipin drejt euforisë pasi skuadra vazhdonte të ishte e rrezikuar në renditje.

hallaci

“Kemi ardhur në vështirësi se nuk kemi patur pikët dhe normalisht e kemi ndjerë gjithmonë atë vështirësi dhe kemi pasur presion mbi supe, vështirësoheshin gjërat kur pësonim gol. Shpresojmë  që të mos pësojmë dhe rregullojmë gjëra që nuk kemi bërë mirë. Skuadra është sjellë mirë në fushë, po mundohemi të rreshtohemi mirë, po i bëjmë gjërat dalëngadalë, po shohim mënyrën e të luajturit siç dua unë. Skuadra rri në ekuilibër gjatë gjithë kohës. I kam thënë skuadrës që të lejonim pak terren dhe të tentonim me pasime te Xhonson që është i shpejtë, duke pritur edhe spondat nga Barbosa për të futur në thellësi edhe Xhonson, edhe Bashën. Mendoj se shkoi siç e kisha parashikuar, skuadra nuk doli nga rreshtimi taktik e këshillat që i kisha dhënë. Nëse skuadra të bindet, mendoj se do të marrim maksimumin. Kemi mbajtur topin në kontroll ndoshta jo aq sa duhet, se kur shënohet duhet të mbrosh këtë gol. Jam i kënaqur nga kjo ndeshje, por sa mbaron njëra vjen tjetra se nuk jemi në kushte komode. Më vjen mirë për Lamçen i cili është qendërmbrojtës, por është përshtatur si i djathtë.

Kishim folur me skuadrën se kishim theksuar se luajnë në tokë e jo me topa të gjatë, Tirana ka lojtarë dhe pikët dhe ishte më e qetë dhe e lirshme. Pjesa e dytë ishte pak më ndryshe, skuadra mori besim dhe filluam të merrnim edhe faulle taktikë që ndihmojnë skuadrën, dolëm rrjedhshëm disa herë, por duhet të rregullojmë disa gjëra. Xhonson ka dhënë një sinjal mjaft të mirë, edhe Delimixhac, por edhe Lamçe i cili ka ardhur si qendërmbrojtës dhe bëri mirë si i djathtë. Kemi lojtarë të gatshëm për të dhënë maksimumin se sfidat i kemi të vështira dhe nuk kemi pikët të jemi në kushte komode.

Tirana kuptohet ka aftësitë e saj me lojtarë cilësore dhe të vënë në vështirësi, ishte ndeshje pozitive për ne se shënuam edhe golat  dhe ishim në kushte komode në minutat që kaloni. Kundërshtari u vu në vështirësi që nuk po i lejonim hapësira. Unë e kam thënë vazhdimisht që në pozitat që kemi qenë  vazhdojmë të jemi, duhet të bëjmë shumë kujdes me mendojmë ndeshjet e radhës se nuk kemi kushtet që të flasim për objektiva. Kupa është gjë tjetër e kampionati gjë tjetër, është normale në fillim të sezonit që është folur nga drejtuesit që jemi për titull, por të shohim gjërat me qetësi se kemi qenë në vështirësi. Fituam por u thashë lojtarëve të jemi me kujdes, se nuk jemi të qetë, vijnë ndeshjet e radhës se kundërshtarët janë të fortë, se edhe ata duan maksimumin. Është normale që drejtuesit të flasin për objektivat, por ne me skuadrën nuk duam të flasim për objektivin në kampionat, thjesht të dalim nga ky pozicion për momentin” tha  Hallaçi pas duelit për “Oversport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"