“Fitova sepse u qesha në fytyrë kritikëve”, Flik: Hejnkes është mentori im

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 1, 2020 | 9:39

“Fitova sepse u qesha në fytyrë kritikëve”, Flik: Hejnkes është mentori im

Trajneri i Bajernit të Mynihut, Hansi Flik, foli për herë të parë në lidhje me suksesin e këtij sezoni. 55-vjeçari pohoi se fitimi i Champions-it me bavarezët ishte gjëja më e mirë që i kishte ndodhur në jetë.
51186092_303
Hansi, cili ishte momenti më kulminant i sezonit për ju?
Të fitosh Tripletën është pa dyshim një nga gjërat më të bukura në jetë. Punuam shumë për të arritur deri këtu, më besoni. Kur ishim në Doha, në muajin janar, i vendosëm objektivat vetes për t’u shkuar deri në fund të gjitha kompeticioneve edhe pse nuk kishim parashikuar pandeminë. Skuadra dhe stafi teknik bënë gjithçka për të arritur në majë. Kjo që bëmë ne ishte unike.
Bajern Mynih
Çfarë do t’i ndryshonit këtij Bajerni?
Jam shumë krenar për stafin tim. Më duhet ta pranoj se kam një skuadër të madhe, por gjithmonë ka vend për përmirësim. Rrotacioni në sezonin që vjen do të jetë jetik, pasi kemi shumë ndeshje të ngjeshura, ndaj skuadra duhet të qëndrojë e freskët që të mos humbasë shkëlqimin.

Cili është sekreti juaj me lojtarët?
Unë dua që gjithsecili të japë maksimumin në fushë për Bajernin, duke nisur nga unë, stafi im dhe më pas lojtarët. Nëse gjithsecili jep 100 % e tij, atëherë gjithçka bëhet më e lehtë. Jam i sinqertë me lojtarët e mi, i këshilloj ata kur gjërat nuk ecin siç duhet. Nëse ka diçka që nuk e bëj siç duhet, atëherë është mirë që të ulemi dhe ta diskutojmë. Në fund të fundit, gjithçka bëhet për të mirën e skuadrës. Kjo është mënyra ime e të punuarit, kështu ishte edhe në kohën kur isha pjesë e Kombëtares gjermane.
Capture
Jeni shpallur trajneri më i mirë në Gjermani. Sa vlerë ka për ju ky çmim?
Ky është një çmim jo vetëm për mua, por për të gjithë stafin tim. U përket edhe atyre. Nëse nuk do të ishte ndihma e tyre, atëherë kjo nuk do të ndodhte.

Në fillim pak mendonin se ju ishit i duhuri. Si e përjetuat atë situatë?
Nuk e vrava shumë mendjen. Lexoja shpesh komente të njerëzve të sportit që thoshin: “Si ka mundësi, Flik vjen si trajner i dytë. Si do t’ia dalë?” Por tani jam unë ai që qesh me ta. Jam i sigurt që shumë prej tyre janë befasuar. Por në jetë rëndësi nuk ka emri, por puna dhe arritjet. Nuk më ka interesuar asnjëherë të jem në qendër të vëmendjes. Dua hapësirën time, punën dhe gjithçka tjetër është kalimtare ashtu si suksesi. Sapo të nisë sezoni i ri, duhet të mendojmë për pjesën tjetër.
Bekenbauer
Franc Bekenbauer tha për ju se i keni dhënë sërish jetë Bajernit?
Jam i lumtur për fjalët e tij. Por Bajerni po fitonte edhe pa mua. Sigurisht që sukseset në Europë mungonin prej një kohe të gjatë, por kolegët e mi i kishin shkuar shumë afër. Në Champions nevojitet edhe pak fat dhe këtë herë ai ishte në krahun tonë. Jam i sigurt se Bajerni nuk do të presë më aq gjatë për të fituar sërish. Skuadra ka uri për më shumë.
Kutinjo
Ajo që na ka bërë më shumë përshtypje është mënyra se si jeni sjellë me lojtarë si Kutinjo, që edhe pse do të largohej, luajti në Champions. Si e shpjegoni?
Nuk më pëlqen të veproj në bazë të komenteve. Kam idetë e mia dhe u qëndroj atyre. Nëse ka ndonjë këshillë, e pranoj me kënaqësi dhe mësoj nga ajo. Ose në të kundërt, dëgjoj veten time dhe stafin tim. Kutinjo është një lojtar i madh dhe largimi i tij nuk kishte të bënte me kualitetin si lojtar. Ai ishte shumë i rëndësishëm për ne në këtë fazë finale të kompeticionit. Dhe për këtë dua ta falënderoj.
levandovski
Levandovski u shpall lojtari më i mirë, meriton më shumë?
Mendoj se komentet për Robertin janë të tepërta. Ai ka qenë perfekt në këtë sezon. Jam befasuar nga profesionalizmi i tij. Kjo ka shtyrë edhe shumë lojtarë të tjerë në skuadër të punojnë fort. Mendoj se për momentin ai është sulmuesi më i mirë në botë. Të shënojë aq shumë në kampionat dhe në Champions brenda një sezoni, nuk është normale. Jam i lumtur që punoj me të.
15980293589627
Vetëm ju dhe Jup Hejnkes arritët të fitonit tripletën me Bajernin. Sa ngjashmëri ka mes Flikut dhe Hejnkesit?
Unë dhe ai kemi shumë të përbashkëta. Jup ka qenë ish-trajneri im, flas shpesh me të për futbollin. Është diçka e bukur. Ai është një trajner me shumë eksperiencë dhe çdo këshillë vlen shumë. Jam shumë i lumtur që arrita të bëj atë që bëri ai, edhe pse jam vetëm në fillimet e mia.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"