Fitorja vendoset për 2 minuta, Luftëtari triumfon në testin ndaj Apolonisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 4, 2018 | 20:38

Fitorja vendoset për 2 minuta, Luftëtari triumfon në testin ndaj Apolonisë

Luftëtari e mbylli me fitore miqësoren e me Apoloninë, të luajtur në qytetin e Fierit. Gjirokastritëve, i mjaftoi një gol i Maldin Ymerajt, që në sekondat e para, për ta mbyllur me fitore sfidën.

luftetari apolonia

Ymeraj gjeti rrugën e rrjetës që në minutën e dytë, dhe më pas nuk pati më gola të tjerë. Ndërkohë, ndeshja u ndërpre për disa minuta, pasi protagonist u bë një helikopter i ulur ngjitur me fushën e stadiumit “Loni Papuçiu”, i cili po transportonte një të plagosur për në spital.

helikopteri fier1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"