Fitorja surprizuese ndaj Gjermanisë, 3 shqiptarë bëjnë ndeshjen e jetës me Maqedoninë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 31, 2021 | 23:56

Fitorja surprizuese ndaj Gjermanisë, 3 shqiptarë bëjnë ndeshjen e jetës me Maqedoninë

Maqedonia e Veriut mori një fitore surprizuese ndaj Gjermanisë ditën e sotme, duke triumfuar 2-1, në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Botërorit.

MAQEDONIA

Golat për Maqedoninë u shënuan nga Pandev dhe Elmas, por lojtarët më të mirë të ndeshjes janë zgjedhur 3 shqiptarë.

Sipas notave të “SofaScore”, 2 mesfushorët shqiptarë Enis Bardhi dhe Arijan Ademi ishin më të mirët në fushë, së bashku me mbrojtësin tjetër shqiptar Visar Musliu.

Një ndeshje e veçantë kjo për të gjithë lojtarët e Maqedonisë, të cilët këtë fitore ndaj Gjermanisë do e mbajnë gjatë në mendjet e tyre.

Notat-Maqedonia-e-Veriut

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"