Fitorja spektakolare e Sitit/ Nuk ka dyshime, ja kush zgjidhet lojtari më i mirë i ndeshjes nga UEFA

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 17, 2023 | 23:00

Fitorja spektakolare e Sitit/ Nuk ka dyshime, ja kush zgjidhet lojtari më i mirë i ndeshjes nga UEFA

Mançester Siti u hakmor ndaj Realit të Madridit për eliminimin e një viti më parë, duke siguruar finalen e kompeticionit për herë të dytë në harkun e tre viteve, këtë herë me synimin për të triumfuar, teksa triumfoi mbrëmjen e sotme me rezultatin 4-0. Dopieta e Bernardo Silvës në pjesën e parë si dhe autogoli i Militaos dhe goli i Alvarez vulosën këtë sukses spektakolar. 

4-0

Nuk ka dyshime për sa i përket lojtarit më të mirë të ndeshjes nga UEFA, ai është zgjedhur Bernardo Silva.  

“Shënoi dy gola të rëndësishëm dhe tregoi kreativitet të madh, por gjithashtu punoi pa u podhur për të rikuperuar topin”, thuhet në vlerësimin e panelit teknik të UEFA-s për Bernardo Silvën.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"