Fitorja përballë Plzenit në transfertë, flet Inzagi: Nuk i nënvlersuam, jam i lumtur me djemtë për…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 13, 2022 | 21:18

Fitorja përballë Plzenit në transfertë, flet Inzagi: Nuk i nënvlersuam, jam i lumtur me djemtë për…

Interi arriti një fitore të rëndësishme përballë Plzenit në transfertë për të marrë tre pikët e para në këtë edicion të Ligës së Kampionëve. Në konferencën pas sfidës, trajneri i zikaltërve, Simone Inzagi, u shpreh i lumtur për lojën që skuadra e tij bëri.

inzagi

“Ne jemi të lumtur, sepse e dinim që nuk duhet ta nënvlerësonim kundërshtarin. Ne e dinim që të gjitha skuadrat italiane këtu në Plzen kanë hasur vështirësi. Djemtë luajtën mirë, qëndruan të fokusuar dhe për këtë i përgëzoj”, u shpreh Inzagi.

Trajneri italian gjithashtu aktivizoi në minutën e 84’ dhe mesfushorin e Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani, me këtë të fundit që bëri debutimin e tij të parë në Champions.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"