Fitorja për Tërbunin bëhet detyrim, Dalipi: Shpresoj në një gjykim korrekt dhe të mos ketë aleanca

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 13, 2020 | 9:22

Fitorja për Tërbunin bëhet detyrim, Dalipi: Shpresoj në një gjykim korrekt dhe të mos ketë aleanca

Tërbuni luan sot në stadiumin e Rrogozhinës ndeshjen e parë pas pezullimit tre-mujor të kampionatit. Pukjanët ishin pushim javën e shkuar dhe rivalët në luftën për mbijetesë janë afruar me pikë, kështu që sot u duhet patjetër rezultat pozitiv.TERBUNI

Trajneri Edmond Dalipi e di shumë mirë rëndësinë e ndeshjes së sotme dhe është munduar t’i karikojë sa më shumë të tijtë. “Kemi tri javë që stërvitemi dhe lojtarët mendoj se janë gati. Kam mungesa të rëndësishme, por do mundohemi të japim gjithçka kemi për të marrë pikë në Rrogozhinë. Çdo ndeshje të mbetur e vlerësojmë si një finale.

Ndaj Egnatias duhet shumë kujdes, pasi është një skuadër mjaft agresive, e tregoi qartë me barazimin në Shkodër ndaj Veleçikut. Shpresoj të kemi një gjykim të drejtë në këtë ndeshje dhe po ashtu dua që të mos ketë aleanca mes ekipeve në këto javë të fundit. Thjesht dua që çdo gjë për fatet e sezonit të vendoset në fushë dhe çdo ekip të marrë atë që meriton”, theksoi trajneri Dalipi për gazetën një ditë para ndeshjes me Egnatian.

Ditmir Pema

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"