Fitorja për “infarkt” ndaj Dinamos, Bardhi: Ishim fatlumë në fund, por nuk u dorëzuam kurrë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 22, 2021 | 11:16

Fitorja për “infarkt” ndaj Dinamos, Bardhi: Ishim fatlumë në fund, por nuk u dorëzuam kurrë

Besëlidhja përmbys Dinamon. Plot 7 gola u shënuan në Lezhë, por në fund festa ishte e gjitha për vendësit. Kjo fitore, për infarkt, u jep shanse për të kapur zonën “play off”. Blutë e bënë pastaj dramë. Edhe pse ishin duke fituar 1-3, çerekore nga fundi e kanë pësuar. Në një terren të rënduar nga shirat është zhvilluar ky takim.

sinan bardhi

Çlirohet Sinan Bardhi. Besëlidhja e tij gjeti më në fund fitoren e munguar dhe trajneri nuk ka si të mos jetë më i qetë. Në deklaratën e dhënë pas ndeshjes, ai tha: “Jam mjaft i gëzuar që më në fund ia dolëm të fitonim. Skuadra trego klasin e saj të vërtetë. Ishte ndeshje shumë emocionale. Kundërshtari na vuri në pozitë të vështirë, duke na ndëshkuar që në fillim të ndeshjes. Kur shifrat shkuan në 1-3, ekipi nuk u demoralizua.

Përkundrazi, u mobilizua dhe ia dolëm të barazonim rezultatin në 3-3. Çastet e fundit për ne ishin fatlume, na nxorën fitimtarë nga fusha me përmbysje, duke na mundësuar pretendimin për zonën e luftës për ngjitje. Kemi edhe 2 ndeshje të vlefshme për këtë fazë. Shpresoj që t’i fitojmë për t’u rikthyer në vallen e ngjitjes në elitë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"