Fitorja nuk bëri efekt, te Interi rebelohen kundër Ikardit

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Shkurt 14, 2018 | 12:45

Fitorja nuk bëri efekt, te Interi rebelohen kundër Ikardit

Interi u rikthye te fitorja kundër Bolonjës duke rifituar vendin e tretë të klasifikimit, por klima në dhomat e zhveshjes së zikaltërve duket të ketë ende tensione për të zgjidhur.

inter

Në sfidën e së dielës u panë disa aspekte pozitive, fryt i ndryshimeve taktike të Spaletit (kalim te moduli 4-3-3, nga nisja me 4-2-3-1, por po studiohet edhe një kalim te 4-3-1-2 me disa ndryshime interesante), megjithatë mendja e popullit interist janë të shqetë- suara nga situata akoma për t’u qartësuar.

ikardi

PAKËNAQËSI – Në radhë të parë ekziston problemi ekonomik: për të rikthyer skuadrën në Champions, duhet konkurruar edhe me tregun.

Për të konkurruar me Barçën, Realin, Sitin apo PSG-në, shërbejnë së paku disa milionë, shpenzim i palejueshëm së paku për momentin.

Inter555

Sepse dokumenti i lëshuar nga Partia Popullore kineze nuk la hapësirë për interpretim: edhe për 2018-ën “Suning” nuk do mundet të shpenzojë për Interin dhe, si pasojë, zikaltrit do duhet ende të autofinancohen për merkaton.

Do qëndrohet me shpresën që Zhoao Mario e Kondogbia të pëlqehen nga klubet respektive, Uest Hem e Valencia (ku ndodhen aktualisht në huazim), aq sa t’i bindin për t’u paguar klauzolat e shitjes.

Kështu Interi do të kishte në arka “thesarin” e duhur për të paguar Rafinjën e Kanselon dhe mund të bëhej një përpjekje për Lisandro Lopezin.

Inter

KAPITEN “POLEMIK” – Anomalitë lindin megjithatë edhe nga brenda skuadrave, në dhomat e zhveshjes: ulje-ngritje në rendiment e humor, “dashuri” e “urrejtje” të papritura nga të ashtuquajturit miq.

Shumë rrotullohet rreth figurës kontroverse të Mauro Ikardit, pa vazhdimësi, edhe pse në nivele të larta (16 gola në 15 ndeshjet e para, 2 në 7 të radhës), kapiten kurrë plotësisht i njohur nga tifozëria si pasojë e sjelljes së tij mes egoizmit dhe ekstravagantes.

FBL-ITA-SERIEA-INTER-MILAN-DERBY

Të shumtë do preferonin Mirandën, sipas raportimit të “La Repubblica”-s. Ku flitet për një krisje të raporteve mes Mauros dhe “krahëve” të skuadrës, Perisiç e Kandreva, pas fakteve misterioze të janarit: miqësi të hequra në rrjetet sociale dhe mesazhe lamtumire në kod, e “Brozo” që do shitej papritur te Sevija (më pas qëndroi).

ikardi

Ikardi të dielën ishte në pankinë, i dëmtuar (i riaftë- suar megjithatë për Xhenoan) përpara Inter-Bolonja, duke karikuar shokët me rrahjen e gjoksit “alla Hektor Kuper”, por pakënaqësitë mbeten.

Përgatiti: LEDIO NASE






www.minuta90.com