Fitorja në ndeshjen e parë dhe rekord në Botëror, Ronaldo çon skuadrën për darkë në restorantin e tij në Katar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 26, 2022 | 17:29

Fitorja në ndeshjen e parë dhe rekord në Botëror, Ronaldo çon skuadrën për darkë në restorantin e tij në Katar

Kristiano Ronaldo ka vendosur që të festojë me ekipin rekordin e ri që vendos në Botëror duke shënuar në 5 të tillë, si askush tjetër më parë në histori. Futbollisti portugez ka mbledhur skuadrën për darkë, në një nga restorantet e njohura në Doha.

portugalia

Trajneri Fernando Santos u kishte dhënë një ditë pushim futbollistëve, por këta të fundit u mblodhën nga kapiteni i cili dëshironte të tregonte në këtë mënyrë se të gjithë ishin të bashkuar.

portugal

Të vetmit lojtarë që nuk morën pjesë në këtë darkë të paguar nga Ronaldo ishin Zhoze Sa, Zhoao Kanselo dhe Bernardo Silva, familjarët e të cilëve janë tashmë në Katar. 37-vjeçari dërgoi skuadrën në restorantin “Tatel de Doha” në ishullin Al Maha. Ai në fakt është aksioner në kompaninë e cila zotëron këtë restorant, “Mabel Hospitality” dhe praktikisht kishte çuar shokët e skuadrës në restorantin e tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"