“Fitorja në Laç na rrit motivimin”, Broja karikon Partizanin para 2 sfidave vendimtare
Mesfushori i Partizanit, Ron Broja ka karikuar skuadrën e tij pak para ndeshjes me Bylisin, duke thënë se një fitore në qytetin e Ballshit dhe një triumf në derbi kundër Tiranës nënkupton rifutje në garën për titull.
23 vjeçari ka vlerësuar maksimalisht dhe fitoren kundër Laçit, e 3-ta radhazi në kampionat, duke shtuar se ajo shërben si motivim ekstra për ta.
“Fitorja ndaj Laçit na rrit edhe më shumë motivimin. Bylis? Po punojmë dhe synimi është të marrim fitoren dhe të kemi vazhdimësinë.
“Tirana? Nëse e shikojmë tabelën janë ndeshje të rëndësishme dhe jemi afër pikë me ta dhe çdo fitore na afron. Do jenë vendimtare dhe nëse marrim pikë të plota do jemi më afër rikonfirmimit si kampion që është edhe synimi jonë nga fillimi i kampionatit”, u shpreh Broja.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"