Fitorja në derbi eviton spastrimet, ja situata aktuale te Tirana

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 15, 2019 | 21:04

Fitorja në derbi eviton spastrimet, ja situata aktuale te Tirana

Ka qenë një javë ankthi ajo që mbyllim sot. Pas dy humbjeve me Skënderbeun dhe Kukësin, por edhe barazimeve me Teutën e Vllazninë, largimit të trajnerit të sapoemëruar Julian Ahmataj, te Tirana kishte edhe një paralajmërim të fortë. Nëse nuk fitohej derbi, skuadra do të shpërbëhej dhe shumica e lojtarëve do të largoheshin nga ekipi. 

Tirana Kobinah

Nuk është shaka, por diçka reale. Presidenti Refik Halili, nga ana e tij, kishte takuar lojtarët dhe, veç fjalëve normale, u kishte bërë të qartë një gjë. Nëse nuk fitonin, për shumicën do të shihej pozicioni në skuadër.

Tirana goli ne derbi

Këtë frikë e kanë shfaqur lojtarët një ditë para derbit, ku shumica e tyre e kanë shprehur haptazi këtë fakt, duke pranuar se nëse humbisnin ndaj Partizanit, mund të mos ktheheshin më te skuadra e kryeqytetit. Lojtarët, duke kuptuar një fakt të tillë dhe rëndësinë e situatës, ia dolën që ta fitonin ndeshjen e së premtes, duke shpëtuar jo vetëm nderin e bardhebluve, por edhe kokat e tyre që ishin në rrezik.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"