Fitorja në CAS si gur themeli për ringritjen, Milani: Do ishte mëkat po të përjashtoheshim, tani…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 20, 2018 | 17:45

Fitorja në CAS si gur themeli për ringritjen, Milani: Do ishte mëkat po të përjashtoheshim, tani…

Pas vendimit të KAS-it, për të rrëzuar dënimin nga UEFA dhe për të lejuar Milanin të luajë sezonin e ardhshëm në Europa Ligë, klubi kuqezi dhe pronarët e rinj nga Fondi Eliot, kanë reaguar, duke e quajtur një gur themeli për ringritjen e klubit.

1200px-The_Global_Financial_Context_Paul_Singer

“Milani shikon përpara tani, me pronarët e rinj nga Fondi Eliot, për t’u rikthyer në soliditet të plotë sportiv dhe financiar, dhe është i përkushtuar të respektojë rregullat nga Fair Play financiar nga UEFA.” Ishte kjo deklarata nga klubi kuqezi për agjensinë e lajmeve ANSA, pas vendimit të CAS për të rrëzuar dënimin e UEFAs.

Ndërkohë, pronarët e rinj nga fondi Eliot shprehen: “Fitorja e sotme është një hap i rëndësishëm në rindërtimin e Milanit. Rindërtimi nuk do të jetë një projekt afat-shkurtër, dhe kemi shumë punë për të bërë. Jemi të lumtur që mbështesim Milanin përpara CAS-it. Luajtja në Europë është pjesë e trashëgimisë së Milanit dhe do ishte mëkat nëse do ishte përjashtuar. Tani do punojmë fort për të rindërtuar besueshmërinë e klubit.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"