Fitorja ndaj Tiranës, Josa: E merituar. Ja pse s’e vendosa kapuçin në shi (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 25, 2016 | 21:55

Fitorja ndaj Tiranës, Josa: E merituar. Ja pse s’e vendosa kapuçin në shi (VIDEO)

Trajneri i Skënderbeut, Mirel Josa, vlerësoi paraqitjen e treguar nga ekipi i tij në fitoren 0-1 ndaj Tiranës, duke thënë se terreni me shi vështirësoi lojën, por nuk përcaktoi rezultatin përfundimtar.

Untitled-24Josa tha se fitorja e arritur mbrëmjen e së hënës në “Selman Stërmasi” ishte e merituar. Sipas tij, Tirana kishte mundësi të kalonte në avantazh, por bardhebluve u monguoi konkretizimi para portës.

“Jam i kënaqur nga mënyra se si u përgjigjën lojtarët e mi dhe mendoj se Tirana në fillim të pjesës së dytë pati një moment të mirë që nuk e shfrytëzoi. Mendoj se ndeshja e sotme ishte një ndeshje karakteri dhe do shohim se si do shkojnë punët”,-tha ai pas ndeshjes për mikrovonin e “Supersport”.

Duke folur për kundështarët e Partizanit, Josa tha se aktualisht i interesojnë vetëm pikët. “Nuk e kemi pas mendjen te fitorja e Partizanit. Thjesht duhet ta interpretonin mirë lojën se e dinim që kishim një ndeshje shumë të vështirë sot, duke shtuar edhe terrenin e vështirë”,-tha ai.

Untitled-25Ndershmëria e Tiranës?

Tirana përherë ka luajtur ndershëm futboll, ashtu siç luajti edhe sot. Te Tirana nuk shkojnë këto probleme që u paragjykuan në fillim të ndeshjes. Unë bësoj se Tirana do të luajë ndeshje deri në fund të kampionatit.

Mendoni se ndeshja Skënderbeu – Partizani do vendosi gjithçka për titull?

Nuk më takon të flas për këtë ndeshje sepse kemi edhe dy takime të tjera përpara. Ne duket të kemi shumë parasysh se çfarë pësuam me Pukën. Deri atëherë me Partizanin kemi kohë.

Mendoj se ishte një fitore e merituar. Më intereson tri pikëshi dhe ta fus atë në xhep.

Ishte strategji apo pamundësi që Skënderbeu luajti vetëm 20 minutat e fundit?

Ne vazhduam me tre sulmues. Ndeshja mund të dilte edhe barazim, por unë e gjykoj me pikëpamjen time. Një ndeshje nuk merret vetëm në fillim, por edhe gjatë vazhdimit.

Nëse futbollistët u ndërruan gjatë pushimit, ju ishit me të njëjtën veshje. A e ndjetë shiun, apo ishit në tension të ndeshjes?

Në pjesën e parë nuk u lagëm shumë, por në pjesën e dytë po. Në ato momente nuk e mendon fare lagien. Kapuçin nuk mund ta vendosja sepse ishte mbushur me ujë, provova njëherë ta vendosja, por… (qesh).

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"