Fitorja ndaj Polonisë, Van Gal: Nga Holanda pres më tepër, po na persekutojnë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2022 | 9:14


Fitorja ndaj Polonisë, Van Gal: Nga Holanda pres më tepër, po na persekutojnë…

Në konferencë për shtyp Luis van Gal i kushtoi më shumë vëmendje dëmtimit të Kopmainersit, që la fushën në minutën e gjashtë për një traumë në kokë.

van gal

“Lojtari është mirë dhe nuk i ka humbur ndjenjat. Nuk besoj se do të luajë të dielën ndaj Belgjikës, ashtu siç nuk besoj se do të bëjë këtë edhe Memfis Depai, që ka pësuar një lëndim në tendinat e gjurit.

De Jongu është mirë, por e zëvendësova për ta ruajtur nga ndonjë dëmtim i rëndë. Mëkat i madh, por janë pjesë e lojës”, deklaroi trajneri holandez. Më pas, fjala e tij është një lum kritikash për skuadrën e cila dominoi në Poloni.

“As me De Jongun nuk arritëm të bënim të gjitha gjërat e duhura. Do të kisha dashur të luante më shumë, por filloi të kishte shqetësime muskulore dhe nuk e rrezikuam.

Kemi ende probleme që duhen zgjidhur sepse me këtë lojë mund të fitojmë disa ndeshje, por jo të arrijmë objektivat”. Holandezët fituan pastër, por kjo nuk i mjafton 71-vjeçarit. Ai pretendon maksimumin në çdo ndeshje, pavarësisht se skuadra e tij e ka siguruar kreun e grupit dhe fazën finale të Ligës së Kombeve.

“Ndaj Belgjikës do të bëj disa ndryshime, por pres nga djemtë përkushtim. Botërori është shumë afër, e duhet të shfrytëzojmë çdo mundësi për të njohur njëri-tjetrin”.

PANORAMASPORT.AL