Fitorja ndaj Partizanit, Xhaferi: Djemve do u jap premio, në janar forcohemi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 9, 2021 | 14:09

Fitorja ndaj Partizanit, Xhaferi: Djemve do u jap premio, në janar forcohemi

Pas ndeshjes, për “Panorama Sport” foli presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferi, i cili premtoi lëvizje në merkato dhe premio pas këtij triumfi.

ALBAN XHAFERI

NDESHJA – “Ishte një fitore e merituar dhe shumë urime djemve, që dhanë më të mirën. Pavarësisht se ishim me 10 lojtarë, luftuam deri në fund. Gjithçka është në lojë dhe ka shumë takime deri në fund. Mendoj se jemi drejt objektivave që kemi paracaktuar, për titull kampion. Tërheqja ishte një strategji e trajnerit, pasi ishim me 10 lojtarë, megjithatë edhe kjo ndeshje ka nevojë për analizën e saj. Skuadra pati një dëshirë të madhe për të luajtur dhe fituar. Shtatë pikë nuk janë shumë pasi ne ishim 9 pikë para vitin e shkuar dhe na arritën. Janë disa skuadra të forta dhe Partizani është ndër ta, prandaj 7 pikë nuk janë shumë.

MERKATO – “Ne e kemi theksuar se në merkaton e dimrit ësht ë e vë sh tirë q ë të gjenden lojtarë. Megjithatë, mund të shikojmë edhe performancën e ndonjë lojtari aktual. Ne po shikojmë të forcohemi. Ekipi do të marrë një premio për këtë ndeshje”.

TIFOZËT – “Mendoj se në këtë ndeshje duhet të ishin më shumë tifozë të pranishëm, por shpresojmë se me rritjen e lojës e rezultateve do të vijnë edhe tifozët. Ne kemi nevojë për ta”.

RIVALI I RADHËS – “Skënderbeu ka një skuadër të mirë dhe ne do të luftojmë për ta fituar atë takim dhe çdo takim tjetër pas tij”, përfundoi Xhaferi.

ADMIR URUÇI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"