Fitorja ndaj Naftëtarit, Ze Maria: Mund të shënonim më shumë, tani duhet të shërojmë plagët e tifozëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 1, 2017 | 12:45

Fitorja ndaj Naftëtarit, Ze Maria: Mund të shënonim më shumë, tani duhet të shërojmë plagët e tifozëve

Ze Maria i gëzohet kreut. Braziliani thekson se skuadra është në rrugën e duhur, pasi edhe çështja e sulmit u zgjidh. “Fitore të lehta nuk ka kurrë, pasi Naftëtari krijoi disa raste. Ishte një ndeshje sa e thjeshtë, aq edhe e komplikuar, pasi kur e merr lehtë, i krijon vetes edhe probleme.

ze maria

Duhet të jemi gjithnjë të përqendruar për 90 minuta, pasi një ndeshje duhet të mbyllet sa më shpjet. Më e lehtë është që t’u mësosh taktikën lojtarëve, sesa të mos neglizhojnë kundërshtarët. Kjo është çështje mentaliteti, megjithatë avash-avash do të ndryshojmë edhe në këtë drejtim. Sa më seriozisht të luash, aq më e thjeshtë është që të marrësh pikët.

Skuadra krijon dhe kjo është pozitive, madje mund të shënonim më shumë, por portieri kundërshtar bëri pritje të bukura dhe vendimtare. Gjithsesi, mjafton edhe kaq. Më herët jeni ankuar pse sulmuesit nuk shënonin, ndërsa në dy ndeshjet e fundit kanë bërë dy sulmuesit 5 gola bashkë.

Ze Maria Kenia

Këtë problem po e zgjidhim, tani duhet që të konkretizojmë më shumë, pasi golavarazhi në fund mund të ketë vlerë. Skuadra do të jetë deri të martën pushim dhe është e merituar plotësisht. Tani jemi në krye, por duhet të punojmë që ta administrojmë këtë avantazh të vogël.

Pse e largova Likën? Për t’i dhënë pak qetësi, pasi ka luajtur thuajse në çdo ndeshje. Pastaj edhe Shehri duhet ta shijojë pak fushën”, u shpreh braziliani. I pyetur për largimin e tifozëve, në fund trajneri tha:

ze maria

“Më vjen keq, pasi i dua afër nesh. Me stadiumin plot është më e lehtë. Ata janë të mërzitur për atë që ndodhi vjet. Plaga është shumë e madhe, por neve na mbetet për detyrë që t’i shërojmë me fitoret tona. Pastaj i takon klubit dhe vetë tifozëve që të afrohen, për të mirën e ekipit”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"