Postuar: Shkurt 21, 2022 | 12:37
Fitorja ndaj Maliqit, Nevil Dede i bindur: Erzeni, i sigurt drejt Kategorisë Superiore
Nevil Dede mjaftohet me pikët, përtej ngërçit me finalizimin. Trajneri i Erzenit pas ndeshjes tha:
“Jam shumë i kënaqur me pikët, edhe pse shënuam vetëm një gol. Mund të shënonim më shumë, nëse lojtarët do të ishin më të qetë në atë mori rastesh që u krijuan.
E kisha thënë që renditja në tabelë nuk është se të jep një fitore të sigurt, kështu ndodhi me Maliqin.
Erzeni do të vazhdojë të ecë në rrugën e sigurt për arritjen e objektivit Superiore”.
PANORAMASPORT.AL
