Fitorja ndaj Laçit, Imeri: Të sigurojmë sa më parë mbijetesën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 28, 2018 | 13:34

Fitorja ndaj Laçit, Imeri: Të sigurojmë sa më parë mbijetesën

Fundi i 2017-ës e pështjelloi atmosferën në radhët e skuadrës së Kamzës, e cila humbi shkëlqimin dhe u pajtua me disfatat. Por pauza dimërore sikur i ka bërë mirë skuadrës së trajnerit Ramadan Ndreu, pasi e nisën me fitore pjesën e dytë të sezonit. Të premten u përballën në stadiumin e Kamzës dy skuadrat, të cilat janë konsideruar si surpriza për arritjet e tyre në 16 javët e para.

imeraj kamza

Por në fund, ka qenë Kamza ajo që ka triumfuar 3-1 ndaj Laçit të trajnerit Mezani. Pjesë e suksesit të kamazalinjëve u bë edhe futbollisti shqiptar nga Maqedonia, Demir Imeri, i cili sapo hyri në fushë, arriti të shënojë golin e dytë për Kamzën. Goli i Imerit i solli qetësinë kamzalinjëve, pasi deri në atë moment, takimi ishte në shifrat 1-1.

“Jam i lumtur që arrita të shënoj një gol, i cili vlejti tri pikë. Mendoj se, pas kësaj fitoreje do të jemi më të qetë. Gjithsesi, së pari duhet të sigurojmë mbijetesën. Europa? Të shohim çfarë mund të na sjelli vazhdimësia”, ka thënë Demir Imeri për “Supersport”, autori i golit të dytë në fitoren 3-1 ndaj Kamzës.

Tri ndeshjet e fundit të 2017-ës janë harruar për momentin te Kamza, e cila me fitoren e fundit ndaj Laçit, i rikthehet sërish pretendimeve për zonën europiane. “Skuadra ka pasur një ngërç psikologjik, pasi kishte filluar të fluturonte”, u shpreh trajneri Ndreu pas fitores 3-1 ndaj kurbinasve.

Shpresohet që kjo fjali të mos dëgjohet më, aq më shumë që vështirësia e ndeshjeve sa vjen e rritet. Përballja e radhës për Kamzën është derbi me Partizanin, që do ta luajnë në “Selman Stërmasi”. Në duelin e fazës së parë, kamzalinjtë i mposhtën 1-0 “demat”, disfatë e cila solli te të kuqtë shkarkimin e trajnerit Mark Iuliano.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"