EKSKLUZIVE/ Fitorja ndaj Kukësit, flet presidenti i Laçit: Tani të mposhtim Tiranën…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 10, 2021 | 14:59

EKSKLUZIVE/ Fitorja ndaj Kukësit, flet presidenti i Laçit: Tani të mposhtim Tiranën…

Laçi ktheu me këmbë në tokë Kukësin në sfidën e djeshme të luajtur në kryeqytet. Kurbinasit fituan me grintë, duke mbrojtur rezultatin deri në fund.

PASHK LASKA

Këtë e pranon edhe president i Laçit, Pashk Laska, që në përfundim të takimit është shprehur se rezultati ishte i drejtë në fund dhe se nuk duhet të mendojnë për titullin kampion pasi është shpejt dhe duhet të mendojnë vetëm për ndeshjen e radhës, atë kundër Tiranës:

“Mendoj se pjesën e parë të takimit ishim shumë mirë dhe rezultati i përgjigjet lojës, ndërsa në pjesën e dytë Kukësi u hodh përpara dhe ishte më i avantazhuar në sulm”.

Titulli kampion apo Europa?

“Besoj vetëm te ndeshja e radhës, të mposhtim Tiranën”, përfundoi presidenti i Laçit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"