Fitorja shpresëdhënëse ndaj Kukësit, Cungu merr lajmin e mirë për Nuabuezen para Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 24, 2020 | 20:05

Fitorja shpresëdhënëse ndaj Kukësit, Cungu merr lajmin e mirë për Nuabuezen para Partizanit

Lajme të mira për Laçin dhe Cungun në prag të ndeshjes së vështirë ndaj Partizanit. Bardhezinjtë do të luajnë ditën e shtunë, në datën 27, në transfertë kundër të kuqve.kirian nuabueze

Kurbinasit vijnë pas fitores shpresëdhënëse 2-0 ndaj Kukësit dhe gëzojnë një formë shumë të mirë. Për më tepër, te Laçi ka pasur dhe një rikthim tepër të rëndësishëm në stërvitje. Sulmuesi kryesor i skuadrës, Kirian Nuabueze, i është bashkuar grupit në seancën e djeshme stërvitore.

Sulmuesi i kurbinasve është rikthyer nën urdhrat e Cungut, ndërsa ka vijuar stërvitjet rregullisht me pjesën tjetër të skuadrës. Cungu do të ketë një “armë” më shumë për sfidën ndaj Partizanit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"