Fitorja ndaj katalanasve, Nagelsman: Barcelona e fortë, por ndeshjen e vendosi…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 14, 2022 | 14:38

Fitorja ndaj katalanasve, Nagelsman: Barcelona e fortë, por ndeshjen e vendosi…

Bajerni ka kaluar edhe Barcelonën dhe tani e ka të shtruar rrugën për ta mbyllur në vendin e parë në grup. Pasi mundën Interin në Milano, kampionët e Gjermanisë kanë mundur Barcelonën në “Allianz Arena” në një takim që nuk ka qenë dhe aq i lehtë sa tregon rezultati.

NAGELSMAN 1

Bavarezët kanë vuajtur jo pak në pjesën e parë, por dy gola në 45 minutat e dyta i kanë mjaftuar skuadrës së Nagelsmanit për të siguruar fitoren dhe 3 pikët e radhës. Duke folur pas ndeshjes trajneri i Bajernit nuk e ka fshehur kënaqësinë për suksesin e arritur. Ai ka vënë në dukje eficiencën e skuadrës së tij në një takim kaq delikat.

“Jam i kënaqur nga rezultati, pasi kjo na jep një avantazh të mirë në grup. Nuk ishte një ndeshje e lehtë. Ne e dinim se Barcelona është përforcuar ndjeshëm dhe kjo u pa qartë në fushë.

Por përsëri ditëm të konkretizonim mundësitë tona. Besoj se në këtë fitore diferencën ebëri eficienca jonë. Kjo është mjaft pozitive”, ka thënë trajneri i Bajernit, Julian Nagelsman.

PRESIDENTI – Suksesin e Bajernit të Mynihut e ka komentuar dhe presidenti i bavarezëve, Herbert Hainer. Duke folur për ndeshjen ai ka thënë:

“Natyrisht që jemi të kënaqur për fitoren. Duhet ta pranojmë se 45 minutat e para ishin delikate, ne ishim nervozë në fushë. Por në pjesën e dytë jemi kthyer të bëjmë lojën tonë dhe kjo u pa në fushë, me dy golat e shënuar”, ka thënë Hainer.

Ai ka komentuar dhe përplasjet mes dy klubeve për Robert Levandovskin.

“Unë mendoj se kjo temë i përket skuadrës. Gjithçka është konsumuar tashmë. Të gjithë jemi të kënaqur me zgjedhjet e bëra”, ka thënë numri një i klubit.

SALIHAMIXHIÇ – Takimin e Djeshëm e ka komentuar dhe drejtori sportiv i Bajernit, Hasan Salihamixhiç. “Ndeshjet zakonisht zgjasin 90 minuta dhe në harkun e 90 minutave e kemi merituar fitoren. Në pjesën e parë kemi luajtur jo fort mirë. Por në pjesën e dytë jemi përmirësuar ndjeshëm. Pastaj mos harroni se përballë kishim një skuadër të shkëlqyer si Barcelona.

Levandovski? Kishte dy-tri mundësi të mira për shënim, por për fat nuk arriti t’i konkretizonte. Më mirë për ne”, tha Salihamixhiç.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"